Xhonatan Ri do të zëvendësojë Kejsi Stoner në dy garat e radhes

cent

...Lontano
2vrtkjm.jpg

Xhonatan Ri do të zëvendësojë Kejsi Stoner në dy garat e ardhshme të MotoGP-së, në Mizano (16 shtator) dhe Aragon (30 shtator). 25-vjeçari i “Superbike”, i cili aktualisht është i pesti në renditjen e përgjithshme të WSBKsë me ekipin e Ten Keit Honda, bëri dje testet e para me Hondën në Brno, ndërsa më 4-5 shtator do të zhvendoset në Aragon. Australiani Stoner u desh të fluturojë përsëri në Australi në fillim të kësaj jave, pasi do të operohet në kyçin e këmbës së djathtë pas aksidentit ku u përfshi në kualifikueset e اmimit të Madh të Indianapolis. Në një deklaratë për shtyp, Honda tha se: “mjekët parashikojnë që Stoner do të mungojë në garat e ardhshme të MotoGP-së dhe piloti Ri do ta zëvendësojë”. Anglezi ka një përvojë në testet me MotoGP-në, por asnjëherë nuk ka garuar në këtë kategori. Piloti i vetëm i Hondës, aktiv në kampionatin botëror, Dani Pedroza, ka ngushtuar diferencën me 13 pikë me liderin e kampionatit Horge Lorenco pas fitores në Republikën اeke këtë fundjavë. “Nuk mund ta fsheh gëzimin, është një mundësi e madhe që m’u dha. Unë kam simpati për Kejsin dhe i uroj atij shërim sa më të shpejtë. Nuk po më besohet dhe Hondës i jam mirënjohës që patën besim tek unë. Sipas meje, ndryshimi më i madh mes SBKsë dhe MotoGP-së janë gomat dhe frenat. Paketa që ne kemi këtu në WSBK është mjaft e sofistikuar. Megjithatë, mezi po pres për këtë debutim ëndrrash”, – deklaroi 25-vjeçari. Ri nga Belikleër u rrëzua në garën e parë dhe përfundoi i shtati në garën e së dielës në Moskë në kampionatin botëror të Superbike.
 
Top