• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Zanafilla e kalendarit islam

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Kalendari islam lidhet ngushtë me Kalifin e njohur Umer Ibn el-Hattab. Ai ishte i pari që vendosi të ecet me kalendar të rregullt.

Një ditë Umerit i sollën një dokument ku shënohej: “Deri në muajin Sha’ban”, dhe ai tha: “Për cilin Sha’ban po bëhet fjalë, për muajin Sha’ban që kaloi, apo për muajin Sha’ban në të cilin ndodhemi?” Atëherë Umeri (radijallahu anhu) urdhëroi që të përdoret një kalendar i rregullt, mirëpo në prani të tij nisi diskutimi se prej cilit vit do të fillonin dhe cili do të ishte muaji i parë i kalendarit. Disa thoshin të fillohet prej vitit që lindi Profeti (alejhissalatu uesselam), disa mendonin të fillohej nga viti kur Muhamedi (alejhi salatu ue selam) u shpall si Profet, ndërsa pjesa tjetër e sahabëve, të cilët ishin shumicë, thanë që të merret për bazë viti ku filloi hixhreti nga Meka në Medinë. Me këtë mendim u pajtua dhe vetë Umeri (radijallahu anhu) dhe ashtu u vendos përfundimisht.

Ndërsa për sa i përket se cili muaj duhet të jetë i pari, pas shumë mendimesh Umeri vendosi të fillohet me muajin Muharrem, pasi ai është muaji që pason Dhul-Hixhen ku haxhinjtë kryejnë ritet e Haxhit dhe shumë prej tyre kthehen në shtëpi në muajin Muharrem. (Bëhet fjalë për udhëtimin e hershëm nëpërmjet karvanëve). Me këtë mendim ishin që në fillim Uthmani dhe Aliu.

Kalendari Hënor, ose siç quhet ndryshe, kalendari Lunar bazohet në ciklin mujor të Hënës, d.m.th në numërimin e ditëve të Hënës sipas pamjes së saj nga Toka. Kalendari Hënor Islam ka 12 muaj, të cilat fillojnë me Muajin Muharrem dhe mbarojnë me muajin Dhul-Hixhe. Hëna e cila lëviz rreth Tokës i duhet të kalojë 29.5 ditë për të gjitha fazat e saj. Kjo bën që muajt hënorë herë qëllojnë 29 ditë dhe herë 30 ditë. Po ashtu duhet të dimë se nata në kalendarin islam llogaritet para ditës. Dhe fillimi i datës së re fillon me futjen e akshamit menjëherë pas perëndimit të Diellit. Pra akshami si kohë, në kalendarin islam shënon fillimin e natës dhe në të njëjtën kohë fillimin e datës së re.

Hoxhë Mustafa Tërniqi
 

Lauri

Anunnak
Kalendari islam fillon ditën e premte me 16 korrik të vitit 622 sipas kalendarit Giulian.
 
Private conversations
Help Users
    Top