Zbulohen eshtrat e Rikardit të Tretë

cent

...Lontano
Eshtrat e zbuluara gjatë germimeve ne nje parking makinash në Leiçester, në Britani, i përkasin Rikardit të tretë, mbreti të fundit britanik të vrarë në fushën e betejës mbi pesë shekuj më pare.



Testet e ADN-së konfirmuan se skeleti i gjetur eshte vertet ai i njerit prej mbretërve më të famshëm të Anglisë, i masakruar në 1485-n në betejen e Bosëorthit.

Me të marrë lejen e gërrmimeve në zonë, arkeologët gjetën shumë shpejt fragmente pllakash mesjetare e copa qeramike.

Paskësaj, në muajin shtator erdhi rrëfimi i zbulimit të një skeleti me shenja goditjesh, që deshmonin për plagë të marra në lufte.

Ai kishte gjithashtu deformime te shtyllës kurrizore, të cilat duhet të jenë pasojë e një forme të rënde skolioze, që e bënte shpatullen e tij të djathtë të ngrihej dukshem me lart se tjetra.

Një e dhënë e tillë përkon me përshkrimet e kohës që i jane bërë Rikardit të Trete.

Kampionet e ADN-se konfirmuan plotësisht variantin e shkencëtarëve, u moren nga Michael Ibsen, një marangoz i lindur në Kanada, i cili besohet të jetë pasardhes i drejtëpërdrejtë i motrës së Rikardit, Anës së Jorkut.

Rikardi vdiq në moshën 32-vjeçare. Skeleti kishte 10 shenja plagesh, tetë nga të cilat ne kokë.

”Zbulimi mund te zgjidhë një prej enigmave më të mëdha mbi mbretin e vrazhdë”, thote “Reuters”, i cili u be i famshem nga pjesa qe Shekspiri shkroi për të.

Por, Rikardi vazhdon t`i perçajë historianet në Britani e jashte saj, sidomos lidhur me pretendimet se ka vrare dy niperit e tij te mitur per t`i marre fronin./Tch
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Zbulohen eshtrat e Rikardit të Tretë

Eh shyqyrë që e kanë gjetur e paskan hedhur hallin!!
 
Top