Zbulohet dinozauri me pupla

Love

βeℓℓe â๓e
Ai nuk fluturonte, por i përdorte puplat për tërheqje

s-dinosaur-farts-large-320x213.jpg


Dinozaurët e ngjashëm me strucët që populluan botën miliona vite më parë, qenë të zbukuruar me pupla që përdoreshin për të tërhequr partnerin për riprodhim ose për t’u mbrojtur nga shiu më shumë se sa për të fluturuar.
Ky është konkluzioni i shkencëtarëve nga Kanadaja publikuar disa ditë më parë. Kërkuesit nga Muzeu Mbretëror i Paleontologjisë Tyrrell dhe Universiteti i Kaglarit, e bënë zbulimin në disa shkëmbinj 75 milionë vjeçarë në jug të shtetit të Albertës.

Dinozaurët e ngjashëm me strucët, të njohur si ornithomimids, besohej se qenë pa flokë dhe zogj të stërmëdhenj. Ata u paraqitën nëpër filma të Hollivudit si Jurassic Park. Por kërkuesit gjetën gjurmë të puplave te një skelet ornithomimusi të ri dhe dy të rritur.

“Zbulimi, i pari që vërteton ekzistencën e puplave në këtë specie të zhdukur, sugjeron se dinozaurët e ngjashëm me strucët kishin pupla”, thuhet në një deklaratë nga shkencëtarët. Ata shtuan se speciet e zbuluara treguan se dinozaurët kishin pupla përgjatë të gjithë jetës së vet, ku puplat e vjetra zëvendësoheshin me të reja mbi krahët e tyre, diçka e ngjashme me krahët e zogjve.

Por dinozaurët duket se kanë qenë tepër të mëdhenj për të fluturuar, kështu që puplat duhet të jenë përdorur për të tërhequr partnerët riprodhues apo për të ngrohur vezët.

Zbulimet u kryen nga një grup paleontologësh nën udhëheqjen e Francois Therrien, mbarështues i muzeut. Fosilet u zbuluan në gurë ranorë dhe qenë të parat që nxorën skelete bashkë me gjurmë puplash në të gjithë Amerikën e Veriut. Më herët, skeletet e dinozaurëve me pupla qenë gjetur vetëm në Gjermani dhe Kinë.
Burimi: g.shqip
 
Top