Zelanda e Re bëhet me flamur të ri

legjenda

Tetova
Qeveria e Zelandës së Re informoi për dizajnin fitues të përzgjedhjes së flamurit për të cilin do të votohet në vitin 2016, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Republika.info.

Në referendum, ku morën pjesë 48,78 për qind e qytetarëve, fitoi një dizajn ku shihet një fier argjendi me një plejadë të Kryqit Jugor dhe me ngjyrat blu dhe të zezë. Votuesit patën mundësi të zgjedhin midis pesë opsioneve të paraqitura.

Kryeministri John Key, i cili ka bërë thirrje disa herë për një ndryshim të flamurit nacional, pas votimit ka thënë se projekti “nuk vlen për trashëgiminë e tij, por është një çështje e rëndësishme për Zelandën e Re”.

Në deklaratat e tij, Key argumentoi se Kanadaja nuk do ta kujtojë kryeministrin që ndryshoi flamurin e vendit në vitin 1965, por do ta kujtojë mirë atë se çfarë ndryshoi flamuri.

Pas këtij votimi, flamuri fitues do të votohet në një referendum që mbahet në mars të viti 2016. /Republika.info/
16_12_2015_169181_Foto_1_Zelanda_e_Re_b_het_me_flamur_t__ri.jpg
 
Top