Zemra nuk i shpreh ndjenjat veç me "Të dua" dhe "Të kam xhan".

"Të kam pasur në mendje këto ditë..."
"Je në lutjet e mia..."
"Më ka marrë malli..."
"Kam nevojë për mendimin tënd..."
"Kujdesu për veten..."
"Mos rri shumë vonë zgjuar..."
"Kam gatuar recetën tënde të preferuar..."
"Mos m'u mërzit..."
"Fjete mirë mbrëmë...?"
"Kur do të pimë një kafe bashkë?"
"Jam këtu nëse ke nevojë për mua..."
"Vishu mirë, se bën ftohtë jashtë..."
"Dëshiron të flasim?"
"Do ia dalësh..."
"Jam i sigurt se gjithçka do të shkojë siç duhet..."
"Kam besim në ty..."
"Ti meriton më të mirën..."
"Mos hiq dorë nga ëndrra jote..."
"Jepi shpirtit tënd krahë..."
* Zemra nuk i shpreh ndjenjat veç me "Të dua" dhe "Të kam xhan".

Bota e saj është shumë më e gjerë e shumë më e pasur sesa këto dy fjali.
Sytë e zemrës nuk njohin veç një ngjyrë e brendësia e saj nuk njeh veç një dimension.
Sa herë që mbetet pa fjalë, ajo gjen pafund forma të tjera për të përcjellë dashurinë që rrit e ushqen së brendshmi.
//K.Smajlaj

photo-1565883024419-08511e323216



I solla keto shprehje per kedo qe s'para e shpreh shume dashurine, lool
Po ju si e shprehni?! :lol:😁
 
Kam nja 1 vit plot qe nuk shpreh dhe as e ndjej kete dashurine
por edhe me heret , e shprehja mbase ne te shkruar
ka ca dite qe me jane zgjuar ca ndjesi qe mendoja se i kisha palos mire...u temen i rente damllaja lool
uuuuu Moni is BACK! lool lool lool Ku ka si dashuria moj goce, ku ka si dashuria :p hahahhaha
 
Ne këtej e kemi : o kafsh ,po ça kafshe që je 🥰
Do të thyej brinjët🥰
Do të çaj ballin ,legen/e🥰
Të shtrifsha në dhe 🥰etj etj etj
Ne kemi dhe ca tjera por spo i shkruaj se i bie te dal jashte vetes :p

psh
Rrace .... (e poshter e poshter)
Qen .....
majmun
etj
 
Dashuria shprehet me vepra... me xheste... me perkujdesje qe skan nevoj hic fare per fjale.
Sna mgopet mo barku me "te dua" qe jan bo = "sa e ke oren"
Por thuj qe tashme gjerat behen per interes.... per egoizem personal... per te thyer monotonine dhe asgje me shume.

Gezohem qe sjam ber e till.
 
Unë nuk e shpreh dashurinë.
Sado ta dua dikë nuk e shpreh.
Madje shum herë jam konsideruar e ftohtë.
Nuk është çështje egoje,thjesht nuk e shpreh dot.
 
Top