Zenel Gjoleka, prijësi i tradhtuar nga bejlerët dhe agallarët

Lauri

Anunnak
Zenel Gjoleka, prijësi i tradhtuar nga bejlerët dhe agallarët

166 vjet më parë, aty nga mesi i qershorit të vitit 1847, Zenel Gjoleka, në krye të 200 kuçjotëve, përzuri me armë sipërmarrësit e taksave dhe forca të shumta xhandarësh që kishin shkuar në Kuçtë Kurveleshit, për të vjelë taksën e xhelepit dhe për regjistrimin e rekrutëve. Ky aksion shërbeu si sinjal për fillimin e kryengritjes më të madhe kundër-osmane që ka hyrë në histori me emrin "Kryengritja e Tanzimatit", e cila i dha sundimit otoman goditjen, që shënoi fillimin e tatëpjetës së tij. Sipas Jorgji Meksit, që ka shkruar për këtë kryengritje 50 vjet pas shuarjes së saj, vatër e kryengritjes u bë "gjithë krahina në veri të Delvinësqë quhet Arbëridhe që përfshin Kurveleshin dhe Himarën" (V. Meksi, "Revista politiko-ushtarake", Tiranë1977, nr.6, f.60), por pastaj ajo u shtri në Labëri, Tepelenë, Mallakastër e اamëri.
Me bashkimin e Delvinëse të اamërisëdhe, aty nga fundi i qershorit, edhe të Mallakastrës me kryengritjen, nën kontrollin e kryengritësve u vu një zonë e gjerë nga Berati në اamëri, me përjashtim të Gjirokastrës dhe të Beratit, qëishin në duart e turqve. Kryengritësit u ndeshën me garnizonet osmane të vendosura në kalatë e këtyre qyteteve, si dhe me ushtritë e shumta të dërguara nga Porta e Lartë, duke fituar disa luftime në zonën nga Lugina e Drinos e të Delvinës, si dhe në rrethin e Beratit.
Duke parë se kryengritja përfshiu gjithë Toskërinë dhe nga frika se mos përhapej edhe në veri të Shqipërisë, Porta e Lartë urdhëroi kryekomandantin e armatës së Rumelisë, mareshalin Mehmet Reshit Pasha, të ndërmerrte një fushatë të madhe ndëshkimore kundër kryengritësve. Mareshali turk grumbulloi në Manastir, Janinëe Thesali,ushtri të shumta të rregullta dhe lajmëroi krerët e veriutqë të rekrutonin 15 mijë gegë e t'i drejtonin nga Ohri. Veç këtyre forcave, drejt brigjeve shqiptare u nis një njësi detare nën komandën e nënadmiralit të Flotës, Ahmet Pasha. Në fillim të gushtit, Mehmet Reshit Pasha u nis nga Manastirinë krye të një force prej 15 mijë ushtarësh të rregullt, të pajisur me teknikën më moderne ushtarake të asaj kohe. Në Ohër, gjeti edhe 6 mijë rekrutë gegë.
Nga Ohri u nis për në Elbasane prej andej iu drejtua Beratit, ku arriti rreth datës 20 gusht (8 gusht). Pas luftimesh të ashpra në zonën e Beratit e të Mallakastrës, ai mundi ta thyente qëndresën e forcave të Rrapo Hekalit, të kalonte Vjosën dhe të ngjitej përpjetë Grykës së Shushicës, me qëllim që të hynte në Kurveleshin e Sipërm, ku ndodhej shtabi i kryengritjes, nga veriu. Kryengritësit i pritën me luftime të ashpra forcat e serasqerit në Mesaplik e Kurvelesh të Poshtëm, të cilat arritën kulmin me përleshjet e ashpra në Grykën e Shurit. Si rrjedhim i qëndresës heroike të forcave të udhëhequra nga vetë Gjoleka, përpjekja e komandantit turk për të depërtuar në mënyrë të rrufeshme në epiqendrën e kryengritjes, dështoi.
Duke parë humbjet e ndjeshme dhe nga frika e fillimit të shirave, serasqeri u tërhoq në Himarë dhe prej andej kaloi në Delvinë, në pritje të përforcimeve. Ai vendosi të hynte në Kurveleshin e Sipërm nga jugu, duke e ndarë ushtrinë në dy kolona, që do të bashkoheshin në lumin e Kardhiqit dhe prej andej do të zinin Picarin e Kolonjën dhe do të ngjiteshin në Golem e Progonat, për ta shuar kryengritjen në djepin e saj. Po edhe ky plan dështoi. Kolona që vinte nga Gjirokastra nuk arriti në Kardhiq, pasi u pengua nga luftëtarët e zonës së Kardhiqit. Kurse kolona tjetër, pas luftimesh të përgjakshme në fshatrat Palavli e Kamenicë me forcat e Hodo Nivicës e Halim اaparit, mundi ta kalonte qafën e Skërficës dhe të arrinte në Zhulat. Por malet e Kurveleshit, që ngriheshin kërcënueshëm përballë, e bënë serasqerin ta ndryshonte planin dhe të mos i niste forcat kundër tyre, në ato çaste.

zenelgjoleka_zps99898db0.jpg


Komandanti turk, i njohur për mizoritë kundër shqiptarëve (ishte ai që organizoi masakrën e Manastirit më 1825), vendosi të provonte edhe një herë armën e tij të pëlqyer, dredhinë. Ai shpalli një amnisti për pjesëmarrësit në kryengritje, së cilës shumë vetë i besuan. Pashai ftoi parësinë e Labërisëtë mblidhej në fushën e Zhulatit, ku duhej të shfaqej besnikëria e krerëve të kryengritjes ndaj pushtetit osman. Kurthi i ngritur edhe kësaj here punoi. Duke shkelur amnistinë e premtuar, ai arrestoi 85 vetë, ndër ta edhe Hodo Nivicëne krerë të tjerë kryesorë, të cilët u internuan në Adana, nga u kthyen gjallë vetëm dhjetë syresh. Gjoleka, si e pa që forcat e tij të pakësuara nuk mund t'u bënin dot ballë reparteve të shumta osmane, e shpërndau ushtrinë e vet në çeta të vogla, "duke mbajtur me vete disa të paktë dhe duke mos u paraqitur kurrë para ndjekësve të tij". Me shpërndarjen e forcave kryengritëse dhe me kapjen e Hodos, qëndresa ra.
***
Kryengritja e vitit 1847 nisi si një kundërshtim ndaj hreformave të Portës së Lartë, të cilat nuk sillnin asgjë të mirë për shqiptarët, përveç forcimit të shtypjes dhe të shfrytëzimit të tyre. Largimi për 10-12 vjet i krahëve më të aftë të punës për të kryer shërbimin ushtarak, do të thoshte shkatërrim i ekonomisë. Taksat e reja, që, veç të tjerash, duheshin paguar jo në natyrë por në të holla, ishin një barrë tepër e rëndë dhe e papërballueshme prej tyre. Reformat binin kryesisht mbi kurrizin e popullsisë fshatare, e cila përbënte edhe shumicën dërrmuese të popullsisë. Prandaj, ndryshe nga lëvizjet e mëparshme, kjo kryengritje nisi si një lëvizje e vegjëlisë fshatare, veçori që erdhi e u bë më e theksuar me zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve. Përfshirja në revoltë edhe e krahinave të Toskërisë,që i ishin nënshtruar prej kohësh sundimit otoman, tregon se sa e rëndë ishte barra e re që u ngarkohej. Labëria, që nuk e kishte njohur pushtetin osman, kishte edhe më shumë arsye t'i kundërshtonte hreformat. Sidomos për Kurveleshin, që prej gati katër shekujsh edhe haraçin nuk e kishte paguar, zbatimi i këtyre hreformave shënonte nënshtrimin e plotë ndaj Turqisë. Prandaj ata u lidhën si një grusht i vetëm dhe vendosën më mirë të vdisnin duke luftuar, sesa të duronin zgjedhën e rëndë që po përpiqej t'u vinte Porta e Lartë. Shembullin e tyre e ndoqën menjëherë fshatarët e zonave të tjera të Labërisë, të Mallakastrëse Beratit, të Tepelenës, Delvinës, Gjirokastrëse të اamërisë. Përgjigjja e tyre qe: "Mbretit s'ja kemi takanë,/ me xhelep e me nizamë,/ me asqer e Tanzimanë".
Ndryshe nga krahinat e tjera të Toskërisë, në Kurvelesh dallimet shoqërore ishin në fillimet e tyre. Aty kishte vetëm fshatarë-pronarë, të vegjël ose të mëdhenj, por që e siguronin jetesën me punën e vet. Për këtë është kuptimplotë fakti që në listën e krerëve kurveleshas që kanë nënshkruar letrën e 27 gushtit, drejtuar mbretit Oton të Greqisë, vetëm اelo Picarimbante titullin "aga". Por edhe ky titull i tij nuk buronte nga pasuria, por ishte thjesht një ofiq i fituar nga shërbimi në shtetin turk. Nga ky status i njëjtë ekonomik, buronte edhe pozita e njëjtë shoqërore e banorëve të fshatrave të Kurveleshit. Në Kurvelesh nuk kishte bejlerë, agallarë dhe kapedanë; nga përgjigjja ironike e اelo Picarit, kuptohet që ai nuk pranonte të kishte bejlerë në Picar dhe kapedanë në اorraj. Duke qenë se të gjithë prekeshin njëlloj nga hreformat, Kurveleshi u hodh i tëri në kryengritje. Kështu ndodhi edhe në ato pjesë të Labërisë,ku marrëdhëniet feudale nuk kishin përparuar dhe toka e bagëtitë ishin në duart e fshatarëve.
Po në anët e Labërisëdhe në krahinat e tjera të Toskërisë, ku ekzistonin dallimet shoqërore në fshatarë dhe bejlerë e agallarë, këta të fundit, jo të gjithë u bashkuan me kryengritjen. Këtë e dëshmon edhe lista e krerëve të kazave e përmendur më lart. Në kazanë e Delvinës, nga 32 nënshkrues, vetëm një ka titull: Abdyl bej Koka, prej një familjeje të njohur feudale të Delvinës; nga 44 përfaqësues të kazasë së Vlorës,këta tituj i mbajnë vetëm 4 vetë dhe në të dy Mallakastrat, nga 12 vetë, vetëm Rrapo Hekali kishte një pronë, të blerë me paratë e fituara nga shërbimet ushtarake, ku kishte marrë edhe titullin "aga". Gjithë të tjerët ishin burra të dëgjuar për trimërinë dhe urrejtjen e tyre ndaj turqve, por që vinin nga radhët e fshatarëve të mesëm ose të pasur.
Ndryshe u soll ndaj hreformave shtresa e bejlerëve dhe agallarëve. Tanzimati cenonte edhe privilegjet e tyre, por nga frika se mos shkaktonin mërinë e Sulltanit e i humbnin të gjitha, mjaft feudalë menduan se do të ishte më me leverdi për ta të mos i kundërshtonin këto hreforma e të mos bashkoheshin me kryengritësit. Prandaj, pjesa më e madhe e tyre mbajti një qëndrim tepër të lëkundur, kurse një pjesë mori hapur anën e pushtuesit. Këtë qëndrim të lëkundur të shtresave të larta, e kanë vënë në dukje shumë të huaj bashkëkohës të kryengritjes. Nënkonsulli grek, Klerinxis, në raportet e tij thekson se si nga myslimanët, edhe nga ortodoksët, me Gjolekën u bashkuan vetëm njerëz "nga klasat popullore". Për qëndrimin e lëkundur të feudalëve që nuk donin të binin në sy të autoriteteve, ai thotë se "këtë qëndrim e mbajnë vetëm për hir të mbrojtjes së interesave të tyre personale" (revista "O Neos Kuvaras", Raporti nr.2603/295). Gjatë kësaj kryengritjeje, Vrionasit dhe shumë bejlerë e agallarë të Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Delvinëse të اamërisë,drejtpërdrejt ose tërthorazi u vunë në shërbim të autoriteteve turke, duke ndihmuar në shtypjen e saj.
***
Në këto rrethana, kryengritja e vitit 1847 nuk mund të ishte tjetër, veçse një lëvizje e vegjëlisë së fshatrave e të qyteteve dhe udhëheqjen e saj s'kishte kush ta merrte, veç njerëzve nga radhët e saj. Feudalët nuk mund t'i merrnin këtë role, sepse ata qëndruan mënjanë dhe nuk qenë të vendosur për ta shpurë punën gjer në fund. Prandaj, kryengritësit zgjodhën si prijës të tyre Zenel Gjolekën, Rrapo Hekalin, Tafil Buzin, Hodo Nivicën, Halim اaparin etj., me origjinë dhe gjendje shoqërore fshatarë pronarë. Këta u vunë në krye të vegjëlisë, në mbrojtje të interesave të saj, që ishin të njëjta me të tyret, dhe nuk i lëshuan armët nga dora, gjersa kryengritja u shua përfundimisht. Ushtarë të tyre ishin masat e gjera të fshatarësisë së varfër të Kurveleshit e të Labërisë, bujqit e feudalëve të Beratite të Myzeqesë, të Delvinëse të Gjirokastrës, që u ngritën për të mbrojtur të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga shteti osman. Udhëheqësit e kryengritjes, me intuitë, e kishin kuptuar se kërkesat e tyre mund të plotësoheshin dhe të arrihej njëfarë suksesi, vetëm duke fituar simpatinë e kësaj shtrese dhe duke tërhequr në lëvizje masën e gjerë të fshatarësisë, pa bërë dallim nëse ishin myslimanë a të krishterë.
Qeveria osmane u mundua ta paraqiste kryengritjen si një lëvizje të izoluar dhe Gjolekën, si rebel, hajdut, kriminel e mashtrues, që "ka nxitur e bërë për vete disa naivë, që s'janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja" (AQSH: Sheria e Beratit, Dosja nr.1, f.61). Kundër këtyre përgojimeve flet vetë karakteri masiv i lëvizjes. Ajo nuk qe një revoltë e veçuar e një grupi personash, e një fshati apo e një krahine, por pati të gjitha karakteristikat e një kryengritjeje të gjerë, për shtypjen e së cilës Porta e Lartë mobilizoi të gjitha forcat e ejaletit të Rumelisë. Për të arritur bashkimin e popullit, Besëlidhja kërkonte nga luftëtarët t'u shmangeshin dhunës e hakmarrjeve, të mos dëmtonin pasurinë e fshatarëve dhe të mos i binin në qafë popullit. Këto tregojnë se kryengritësit nuk ishin banditë, po njerëz të revoltuar nga mungesa e drejtësisë. Pikërisht për këtë arsye ata u ngritën kundër shtetit që u grabiste pasurinë dhe u shkatërronte jetën, në të cilin, ligjet i bënte arbitrariteti dhe korrupsioni i nëpunësve dhe kërbaçi i zaptijeve.

Ndjenja kombëtare
Kryengritja e 1847, nga revoltë ekonomike, në një luftë çlirimtare
Kryengritja e 1847-ës nisi si kundërshtim i hreformave, d.m.th., pati shkaqe kryesisht ekonomike. Por shumë shpejt ajo mori tiparet e një lufte çlirimtare, pasi problemet ekonomike nuk mund të zgjidheshin pa shpëtimin nga zgjedha otomane. Lufta me ushtrinë osmane konceptohej prej tyre si ndeshje mes shqiptarëve dhe "halldupëve", "konjarëve", mes njerëzve që mbanin fustanella të bardha si bora dhe shallvaregjerëve me çallma, mes atyre që flisnin shqip dhe atyre që flisnin një gjuhë që nuk e merrnin vesh. Pra, kjo kundërshti traditash, gjuhësh dhe qëllimesh, nuk kishte si të mos ushqente tek kryengritësit ndjenjën e shqiptarizmës. Ndjenjat proto-nacionaliste, të shfaqura shekuj më parë tek shqiptarët jo vetëm nuk ishin shuar, por me kalimin e kohës evoluuan në ndjenja nacionaliste, gjë që e kanë vënë në dukje të huajt, që flasin për shqiptarët e fillimit të shek.XIX. Lidhur me këtë, lordi Hobhauz, që e shoqëroi Bajronin në udhëtimin e tij në Shqipërinë e Jugut, shkruan: "Tek ky popull, ka një frymë të tillë pavarësie dhe një dashuri të tillë për vendin e tyre, që përbën dallimin më të dukshëm të tyre nga ndjekësit e dy besimeve në pjesët e tjera të Turqisë. Kur vendësit e provincave të tjera i pyet se çfarë janë, ata të përgjigjen "jam turk" ose "jam kristian", ndërsa kur i bën këtë pyetje një banori të këtij vendi, ai të përgjigjet: "Jam shqiptar!". Kombësia, një pasion në të gjitha kohërat, më i fortë tek malësorët sesa tek banorët e fushave, është ndjenja më e spikatur në karakterin e tyre. Kushdo prej tyre që largohet prej vendlindjes, kur merr vesh se në vendin ku po udhëton banon një bashkëkombës i tij, do të kthehet nga udha t'i bëjë një vizitë, edhe pse nuk janë parë kurrë më parë". (J. Hobhouse, Journey through Albania, p.138-139). Pikërisht, ndjenja e kombësisë dhe lidhja e thellë shpirtërore me atdheun që buronte prej saj, i ruajti shqiptarët nga asimilimi.
Pra, Kryengritja e Tanzimatit u karakterizua që në fillim nga tipare të qarta të një lëvizjeje kombëtare. Besëlidhja që u krijua, ndryshe nga besëlidhja e vjetër, u quajt "Lidhja Kombëtare Shqiptare" dhe organi drejtues i saj u thirr "Komitet Kombëtar". Këto tipare duken edhe në parullat që u hodhën gjatë saj, si: "Të luftojmë për gjithë Shqipërinë!" apo "Të luftojmë për Atdheun!" (L.Mile, Rreth kryengritjes së madhe fshatare të 1847…, f.93). Elementet e ndërgjegjes kombëtare gjejnë pasqyrim edhe në këngët që iu kushtuan kësaj ngjarjeje. Gjoleka u tret, se u përpoq "për gjithë vilajete", ai s'falet "se mbron vatanë", ai lufton "as për mua as për tij, po për gjithë Shqipëri". Kjo kryengritje e forcoi ndjenjën e unitetit dhe të shqiptarizmës, që u shfaq qartë sidomos gjatë kryengritjeve që pasuan masakrën e Manastirit. Me gjithë përpjekjet për t'i përçarë shqiptarët, duke dërguar në veri ushtarë nga Toskëriadhe kundër kësaj ushtarë gegë apo çamë, Porta e Lartë nuk pati sukses. Siç del nga dokumentacioni turk i periudhës në fjalë, rekrutët shqiptarë dezertonin kur ishte fjala për të shtypur bashkatdhetarët e tyre dhe bashkoheshin me ta kundër turqve.

Kryengritësit nuk kërkuan pavarësinë, por ruajtjen e privilegjeve
Kryengritja e 1847-ës, si një lëvizje fshatare, vuajti nga kufizime e të meta që janë vënë në dukje nga historianët. Por, shpesh, kritikat nuk marrin parasysh rrethanat historike në të cilat ajo u zhvillua. Kështu, autori grek M.Spiromilo vëren se kryengritësit "nuk kërkonin pavarësi, por privilegje (venome) që u ishin dhënë atyre që prej kohës së pushtimit" (Hronograf i përjetshëm i Epirit, f.76). Dhe në Kurvelesh e Labëri,lëvizja ashtu nisi: masat fshatare kërkonin ruajtjen e privilegjeve të mëparshme, kurse Turqiadonte t'ua hiqte ato dhe t'i vinte këto krahina nën administratën e saj. Në letrën drejtuar mbretit të Greqisëata ankohen se "të mirat e mëparshme, që na përshtateshin, na u hoqën dhe na dërguan gjëra të reja, që nuk durohen dot në vendet tona; na vunë Këshillin e të Dymbëdhjetëve në çdo kaza tonën dhe ata gjykuan me hatëre dhe padrejtësisht e jo sipas hirit të perëndisë dhe profitit tonë, por me dhunë e duke na shtypur… dhe jo të gjykojnë si gjithë mbretërit e Evropës" (po aty, f.139). Megjithate, kërkesa për ruajtjen e venomeve nuk duhet marrë si një dëshmi e kundërshtimit prej tyre të progresit. Ata ishin kundër hreformave, sepse e kuptonin që zbatimi i tyre nuk do t'i sillte asgjë të mirë vendit, veçse një nënshtrim të plotë ndaj zgjedhës osmane. Po edhe si kërkesë për ruajtjen e privilegjeve ajo, në thelb, ishte pozitive, pasi luftohej për ruajtjen e traditave dhe të institucioneve vendëse dhe kundërshtohej instalimi i aparatit shtetëror të pushtuesit dhe zbatimi i sheriatit.
A mund të qortohen udhëheqësit e kryengritjes se nuk kërkuan pavarësinë nga Turqia? Sikurse e thonë vetë krerët e saj, ata ishin "një popull fare i varfër… me vendin e thatë dhe shkëmbor, pa asnjë dituri, por me armë në krah", pra, jetonin në një prapambetje shumë të madhe ekonomike dhe kulturore. Për këtë arsye, përfaqësuesit e masave fshatare, nuk mund të shtronin kërkesa që i kapërcenin caqet që u vinte niveli ekonomik dhe politik i kohës. Pra, kufizimet e kryengritjes duhen kërkuar pikërisht në kushtet ekonomike që e pollën atë lëvizje. Kështu që, kryengritësit nuk mund të qortohen pse nuk kërkuan pavarësinë e Shqipërisë. Por, pavarësisht nga këto, pasojat e kësaj kryengritjeje qenë largvajtëse. Ajo tronditi nga themelet Perandorinë Osmanedhe i shkaktoi asaj jo pak telashe. Përsa u përket shqiptarëve, ashpërsia e Portës së Lartë në shtypjen e saj, i bindi ata përfundimisht se kjo perandori ishte armike deri në vdekje e Shqipërisë dhe i ndërgjegjësoi se, shpejt a vonë, ata duhej të shkëputeshin nga Turqia. Jehona e kryengritjes qe e madhe në gjithë Evropëndhe popujt e shtypur të Perandorisëi shihnin me simpati e shpresë veprimet e kryengritësve shqiptarë. Në Greqinëe Veriut, Gjoleka shihej si hero dhe i këndoheshin këngë; njoftimet për kryengritjen dhe heronjtë e saj mbushnin faqet e gazetave më të mëdha greke të kohës. Në Shqipëri, jehona e saj qe edhe më e madhe. Ajo u përcoll edhe tek brezat pasardhës, sidomos nëpërmjet folklorit shumë të pasur që frymëzoi. Kujtimi i trimërive të panumërta të kryengritësve dhe i fitoreve të Gjolekës, Hodo Nivicës, Rrapo Hekalit etj., mbi ushtritë e pashallarëve turq, ngriti lart krenarinë kombëtare të shqiptarëve. Kjo ngjarje, më e madhja pas kryengritjeve të shek. XV-XVI, shërbeu si shtrat që lindi dhe ushqeu nacionalizmin shqiptar të periudhës së Rilindjes, i cili i nyjëtoi qartë aspiratat e popullit tonë për mëvetësi në lëvizjen e madhe politike të Lidhjes Shqiptare së Prizrenit dhe ngadhënjeu me shpalljen e Pavarësisë.
Prof.dr.Rami Memushaj
 
Top