Zvicra ekonomia më konkuruese në botë

E3

Anëtar i Nderuar

Sipas një studimi të ri, Zvicra është vendi me ekonomi më konkuruese në botë, pastaj vijnë Shtetet e Bashkuara.

Forumi ekonomik botëror i shpalli dje këto rezultate, bazuar në suksesin e vendeve në fusha të tilla si qeverisje e mirë, infrastrukturë, novacion dhe mundësi për shprehjen e talentit.

Në studim, Singapori renditet në vendin e tretë. Kina, Brazili dhe India shënuan përparim, ndërkohë që Rusia pësoi rënie.
*rel*
 

El'Mejor

Daja
Pak a shume ekonomia tani eshte e njejte ne tere vendet e evropes , ndersa usa ka permiresime tani me ekonomine se e shof cdo dite edhe flas me persona live edhe tere thone qe eshte me mire tani ..! Ndjehen me te sigurte amerikanet tani ..!
 

korado

President
Titulli: Zvicra ekonomia më konkuruese në botë

Amerikanet nuk jane ndiere kurrre te zhgenjyer,sepse jane pikerisht ata dhe morali kombetar qe e bejne ate komb te ece me vrap!
Zvicra nuk eshte superfuqi dhe konkurrues nderkombetar por thjesht nje shtet i forte per popullin e vet! Zvicra eshte nje vend i te mirave materiale.Mund te kesh gjithmone ate qe e do.
Ajo dallohet per stabilitet politik,ekonomik dhe financiar.Te pasurit atje thjesht mund te depozitojne parate ne banke dhe nuk paguajne taksa ne shtet!Mjafton kaq dhe kuptohet ekonomia zvicerane!
 
Top