Zyrtare: Mirel Josa, trajneri i ri i Kukësit

Përflitej prej disa ditësh, akordi u arrit këtë të hënë dhe Kukësi nuk humbi kokë ta zyrtarizonte: Mirel Josa është trajneri i ri i veri-lindorëve.

Klubi njoftoi formalizimin e marrëveshjes që e lidh teknikun e mirënjohur për një vit e gjysmë me ekipin. Josa kthehet në kampionatin shqiptar pas aventurës te Prishtina, në Superligën e Kosovës, deri në vitin 2019.

Për herë të fundit, trajneri 57-vjeçar ka drejtuar Tiranën në Kategorinë Superiore, ndërsa ka drejtuar edhe Skënderbeun, Vllazninë, Teutën, Elbasanin, Shkumbinin dhe Lushnjen.

Prezantimi i Mirel Josës do të bëhet këtë të mërkurë, me Rrahman Hallaçin që kthehet në detyrën e zv/trajnerit dhe trajnerit të ekipit të 21-vjeçarëve.

A2news. Com
 
Top