Zyrtare: Negredo përfundon në Sevilla

E3

Anëtar i Nderuar

Real Madrid ka zbuluar se sulmuesi Alvaro Negredo do t’i bashkohet Sevillas për një shumë të pazbuluar, marrëveshje e cila në vete do të përfshijë edhe opsionin për riblerje.

Derisa çmimi i transferimit nuk është zbuluar, mendohet se mund të jetë deri në 15 milionë euro, ndërkaq marrëveshja e riblerjes së sulmuesit do të jetë e vlefshme për dy sezone.

“Ekipi i Real Madridit ka arritur marrëveshje me ekipin e Sevillas për transferimin e sulmuesit Alvaro Negredo. Real Madridi ka opsion ta blejë lojtarin në dy sezonet e ardhshme”, shkruhet në deklaratën zyrtare në Realit.

Lojtari raportohet se ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare me Sevillan, ndërsa Reali do të mund ta blejë atë me 18 milionë euro në vitin e parë dhe me 21 milionë euro në të dytin.

23-vjeçari së fundi është lidhur me një sërë klubesh, si Tottenham, Zenit St Petersburgh dhe Hull City, që ishte kandidati më serioz për të marrë spanjollin, së bashku me Zaragozan.
*telegrafi*
 
Top