Zyrtare: Pedro nënshkruan kontratë profesionale me Barcën

E3

Anëtar i Nderuar

Pedro Rodriguez tashmë është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, pasi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin.

Menaxheri i ekipit, Pep Guardiola, që gjatë turneut në SHBA zbuloi se i riu do të përfshihej në ekipin senior këtë sezon.

Anësori 22-vjeçar tash ka nënshkruar marrëveshje profesionale, që e lidh atë me klubin spanjoll deri në vitin 2014, ndërsa në kontratë është potencuar klauzulë e lëshimit në vlerën prej 75 milionë eurosh.

Pedro ka qenë hit në para-sezonin e Barcelonës, duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit me katër gola të shënuar, të fundit kundër Athletic Bilbao gjatë ndeshjes së parë të Superkupës së Spanjës.

Ai iu bashkua Barcelonës nga CD San Isidro në vitin 2004, duke bërë debutimin e tij senior gjatë sezonit të kaluar dhe u përfshi edhe në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, si zëvendësues.
*telegrafi*
 
Top