ZYRTARE/ Vetëm dy javë kampionat, skuadra e Bundesligës shkarkon trajnerin

Kanë mjaftuar dy javët e para të kampionatit që drejtuesit e Shalke 04, të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit.51002279_303.jpg
David Vagner nuk do të jetë më një trajner i Shalkes, teksa është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Pas humbjes 8-0 ndaj Bajernit në javën e parë, ditën e djeshme Shalke është mposhtur 3-1 nga Verder Bremen dhe kjo e ka sosur durimin e drejtuesve të cilët i kanë komunikuar trajnerit shkarkimin nga drejtimi i skuadrës.

Tashmë ka nisur puna për të gjetur trajnerin e ri, pas nisjes shumë të keqe të kampionatit, ku janë pësuar 11 gola dhe është shënuar vetëm 1.

PANORAMASPORT.AL
 
Top