Banka e Shqiperise terheq nga qarkullimi:

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Banka e Shqipërisë do të tërheqë nga qarkullimi:

Kartëmonedhën me vlerë 100 lekë,
emetim i viteve 1993, 1994, 1996.
Kjo kartëmonedhë ka të vendosur në pjesën e
përparme imazhin e “Luftëtarit Kombëtar”.
Në pjesën e prapme një pejzazh malor në qendër
të të cilit është një shqiponjë. Në të djathtë ka të
shënuar vlerën e kartëmonedhës.


Kartëmonedhën me vlerë 100 lekë,
emetim i vitit 1996.
Kjo kartëmonedhë ka të vendosur në pjesën e
përparme imazhin e “Fan S. Nolit”.
Në anën e prapme janë paraqitur pamje nga
ndërtesa e Parlamentit të parë Shqiptar (sot godina
e Akademisë së Shkencave), stema e Federatës
Shqiptare “Vatra” si dhe emblema e gazetës
“Dielli” drejtuar nga Fan S. Noli. Në të djathtë ka
të shënuar vlerën e kartëmonedhës.

Kartëmonedhën me vlerë 200 lekë,
emetim i viteve 1992, 1994, 1996.
Kjo kartëmonedhë ka të vendosur në pjesën e
përparme imazhin e “Ismail Qemalit”.
Në pjesën e prapme, në qendër ka një shqiponjë
në mes të së cilës duket një pjesë e ndërtesës ku
u shpall pavarësia e Shqipërisë. Në të djathtë ka të
shënuar vlerën e kartëmonedhës.


Faza e parë.
Deri në 31.12 .2008!
Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor, pra
të shërbejnë si mjet pagese, deri në datën
31.12 .2008.
Pas kësaj date ato nuk do të kenë më vlerën e
mjetit të pagesës. Me ato nuk do të mund të kryhen
më pagesa për blerje, për shërbime apo të tjera
qëllime.
Përpiquni që deri në 31. 12 . 2008 këto
kartëmonedha të mos jenë më në portofolin tuaj!
Po pas kësaj date? ا’do të ndodhë
në 1 janar 2009 me kartëmonedhat
e këtij lloji që i kanë mbetur ende
dikujt?


Faza e dytë.
01.01.2009 - 31.12 .2010!
Ato nuk mund t’ju shërbejnë si mjet për pagesa të
ndryshme, në asnjë rast.
Por gjithsesi, nuk humbisni nëse ende keni në shtëpi
apo diku të harruara, kartëmonedha 100 lekë,
emetim i viteve 1993, 1994, 1996; kartëmonedha
100 lekë, emetim i vitit 1996 dhe kartëmonedha
200 lekë, emetim i viteve 1992, 1994 dhe 1996.
Ju mund t’i këmbeni ato, me kartëmonedha apo
monedha të tjera, që kanë kurs ligjor, pra që mund
të shërbejnë si mjet pagese.
Deri në 31.12.2010, do të pranohen dhe do të
jenë të këmbyeshme, me vlerën e plotë që ato kanë.
Pra, përgjatë 2 viteve, në çdo ditë pune, ju mund të
këmbeni kartëmonedhat e prerjes 100 lekë, emetim
i viteve 1993, 1994, 1996; kartëmonedhat 100
lekë, emetim i vitit 1996 dhe kartëmonedhat 200
lekë, emetim i viteve 1992, 1994 dhe 1996, që ju
kanë mbetur.
Asgjë nuk humbet nga vlera e tyre. Ato thjesht nuk
mund tي përdorni për të kryer pagesa.
Ku mund të dorëzohen dhe
njëkohësisht të këmbehen
këto kartëmonedha?
Pranë çdo banke të nivelit të dytë. Gjatë gjithë
orarit të tyre, zyrtar të punës. Dhe ajo që është më
e rëndësishmja: pa pagesë!
Pra, çdokush që i kanë mbetur ende kartëmonedhat
e mësipërme, prej 1 janar 2009 deri në 31 dhjetor
2010, mund tي dorëzojë kundrejt këmbimit në çdo
sportel banke, në gjithë territorin e vendit.


Marre nga Banka e Shqiperise
 
Top