Momente me veten!!((krijime personale te anetarve)

Vvetoni

Anëtar
Ndjej nvedi se asht i harruem ne tfunit ven ai qe ndashni kurre ska prekun.
Përmbi tançka, i ambël asht aj që ndashni u vra, qe ndashni ka ra.
 

Vvetoni

Anëtar
E çka na dha jeta? Kurthe të çuditshme, intriga plotë, fjalë të pathëna, mendime të humbura, buzë që nuk puthën, prekje që nuk ndjehen, sy që nuk shikojnë, veshë që njeri tjetrin nuk e dëgjojnë, ëndrra që shuhen, mua dhe ty që nuk jemi më. Jeta na dha, jeta na morri.
 

Passion

FV-ist!
Staff member
E çka na dha jeta? Kurthe të çuditshme, intriga plotë, fjalë të pathëna, mendime të humbura, buzë që nuk puthën, prekje që nuk ndjehen, sy që nuk shikojnë, veshë që njeri tjetrin nuk e dëgjojnë, ëndrra që shuhen, mua dhe ty që nuk jemi më. Jeta na dha, jeta na morri.
Epo ç'gure u deshen te rrokulliseshin te dilnin te tilla ?
Te tilla i sjell Vetëtima :)

M'fal!
Vetoni.
 

Vvetoni

Anëtar
Naj herë po nina bosh, po lypi diçka që më plotëson. Sa po e gjej vetën po i hupi njerëzit, a është më rëndësi Vetoni a Filani? Pastaj po filloj e po e pyes vetën, a duhet me qenë çdo herë dikush qe me u ndi i plotësum? A ndoshta mjafton veç Vetoni. Nuk e di, njeriu çdo herë është në luftë me vetën, lyp çdo herë ma shumë, lyp çdo herë ma mirë. Tek e fundit duhet me të mjaftu veç vetja, pse duhet jetën, kuptimin për të me ia dhanë dikujt tjetër. Kush asht me ty në ora 3 të natës, në ora 12 të ditës? Kush asht me ty në mëngjese e në mbrëmje të ftohta e të ngrohta, në 38 gradë, e në -20 ?
Mësohu me e dasht vetën, pastaj ke me i dasht edhe tjerët. Në të ftohtë e në të ngrohtë, ditën e natën, i heshtur e me fjalë, i qeshur e serioz, çdo herë, duaje vetën!
 

Jetmira

Jetmira
Kam dashur te shkruaj,por truri me bllokonte.
Sapo te merrja fleten,mendimet zhdukeshin sa hap e mbyll syte.
Doja te shfryja mllefin,nervat,merzine por nuk mundja.
Kam vendosur nje mur mbrojtes rreth vetes.
Nuk dua te shpreh asgje.
Le te dukem si fantazem.
Me pelqen ideja per te qene ne hije.
 

Vvetoni

Anëtar
Kam frikë edhe kur hesht

Kam frikë kur shikoj njerëz,
ëndrra e fate, fjalë e poezi
kam frikë kur lexoj Dritëroin,
se ti nuk je aty edhe kur jam mërzitur shumë
as në kafene te preferuar, kamerieret i kam pyetur,
aty nuk të kanë gjetur, qysh herën e fundit,
kur folëm dhe heshtëm.
Kam frikë edhe kur kujtoj se ke qenë xhelat,
e të kam puthur e dashur, si te i përndjekuri i dashurisë
e ti, nuk je as aty...
Nga Agolli, kur dalë te Kadare,
kur pa dashur kaloj "në parkun që mbuluan fletët"
nuk ecim as qetësisht, dhe ndonëse provoj
çdo natë të zhduk përbindëshat, kjo botë
nuk vjen as te unë, as te ti
e ti nuk je aty...
dhe me dhëmb aq shumë kur fletën e poezive
ndryshoj, dhe vetën aq keq e gjejë në mes
të vargjeve, dhimbje dhe heshtje që më sjellin
se si jemi bërë të ftohtë, e nga dashuria e madhe
që kishim, tani më rim si dy qytete mesjetare
dhe jeta rrjedh, e ti nuk je aty...
Dhe kam frikë të hesht, si kisha frikë kur ti heshtje
si do thoshte dhe Arapi, unë jam kështu si jam
"dhe prapë sia falë dot vetës,
si stë desha pak më shumë..."
Por kam frikë vetëm kur hesht, se heshtja më bëri dhe mua poet
ti më dhe një dhimbje, e unë ca vargje poezie
ca shkronja që të vrasin, e prapë të ngjallin
vetëm kam frikë, aq shumë kur ti hesht... andaj mos hesht

Prizren, gusht 2019.
 

Vvetoni

Anëtar
Çfarë ditë e bukur sot, Valza jonë engjëllore e simpatike po mbush 3 vjet dhe ne jemi më shumë se të lumtur me këtë fakt. Po mendonim se çfarë torte të i merrnim, me çfarë të e dekoronim, apo çfarë forme të i jepnim asaj. Duke qenë se Valzes i pëlqen shumë një princeshë e bukur nga përrallat dhe filmat që ajo shikonte, vendosëm që të porosisim një torte të dekoruar me një princeshë në mes dhe tre yje. Në fakt kjo ishte ide e Gentit, vëllait të madh të Valzës.
Ah po se harrova, unë që po shkruaj jam Era, nëna e Valzes që ka 3 vjet, si dhe Gentit, djalit tonë 8 vjeçar, kuptohet, këta dy fëmijë që ne i quajmë si dritë e syve nuk mund të i bëja vetëm ahah, babai i tyre është Berati. Dhe po, kur vendosëm të i bëjmë befasinë Valzes tonë, mbrëmë i ndamë detyrat, dikush do të dekoronte dhomën, sigurisht këtë detyrë e mori përsipër Genti, dikush tjetër do të sigurohej që të merreshin lëngje dhe gjëra të tilla, dhe po të ftonte fëmijët nga kopshti i fëmijëve ku ishte dhe Valza jonë, dhe Berati ishte ai që do e merrte tortën për princeshën tonë.
Duket ditë e bukur për të krijuar momente të tilla.

----------------------------------------------------------------------------------------

Dhoma ishte bërë e mrekullueshme me gjithë ato zbukurime dhe elemente që kishim vendosur, tanimë ajo po gumëzhinte nga shoqëria e kopshtit e Valzes. Berati vendosi të shkonte te ëmbëltorja ku kishim porositur tortën pasi që e lajmëruan se ajo ishte gati. Insistova që të shkoj unë, refuzonte! Disa herë i thashë që duhet të shkoj unë, refuzonte. Deri sa këtë diskutimin e vogël e përfunduam, Berati mori makinën e tij dhe u nis për të marrë tortën. Pas 20 minutave me merr në telefon, e hap dhe dëgjoj duke më thënë " nuk e ke idenë se sa e mirë duket kjo torte, tregoi Valzes që po vi..." Berat, më mirë të mos i them fare ia kthej unë. Dëgjohet një zhurmë e madhe, Berat? Berat? Nuk ka asnjë fjalë, as një shenjë deri sa telefoni mbyllet për një moment. Shkoj në dhomë, shikoj fëmijet deri sa luajnë, e humbur dukem para tyre deri sa dëgjoj zërin e Valzës, " Mami, ku është babi?"

------------------------------------------------------------------------------------------

Kalojnë më tepër se 4 orë dhe unë pranoj një telefonatë " Kemi telefonuar në familjen Begolli? " Po ju them unë. " Familjar e Beratit?" Po ju them unë, flisni se u çmenda, jam gruaja e tij "Zonjë, më vjen keq, burri juaj nuk është më, ka pësuar aksident, nuk arritëm të e shpëtojmë dot. "
Telefoni më ra nga dora, rrash në tokë dhe unë. E pash Gentin tek mu afrua dhe më thoshte " Mami, çfarë ndodhi?, mami pse akoma nuk erdhi babi?" E përqafoj fort, e shtrëngoj aq shumë, ai do ishte e vetmja forcë për mua tash e tutje. Dhëmb shpirti, dhëmb shumë.


---------------------------------------------------------------------------------------------

Para se të vendosni për të vozitur shpejt sikur Berati, ju lutem kujtohuni. Mund të humbasni ditëlindjen e vajzës apo djalit tuaj, nënës apo babait tuaj, vëllait apo motrës tuaj. Ndoshta gjëja e fundit që të dashurit tuaj do të mbajnë mënd do të jetë një telefonatë, sms, shkrim, apo edhe diskutim që keni bërë më të.
Jeta jote ka vlerë, ec me kujdes!
 

Jetmira

Jetmira
-Mirmgjesi:D:D.
-Mirmgjes.
Cfarë do porosisni??
Nje makiato dhe një uje pa gaz të lutem:D
Po patjeter;);)
Sapo kamarieri mori porosine,nxorra celularin per ti bere foto pamjes qe kisha perballe.
Teksa po shikoja foton,mendja filloi te me fundoste brenda kujtimeve.
Pemet e zhveshura,qielli i ngrysur,me rrembyen.
Nisa te perhumbem.
Isha e lumtur.
Aq e lumtur isha saqe i kaperceva shkallet shpejt e shpejt.
U futa nxitimthi brenda kafes per ta perqafuar.
Ai u ngrit ne kembe duke me perqafuar plot malli.
Aq shum biseduam saqe ishim ulur gati 2 ore dhe nuk leviznim.
Tak-tak vajza urdheroni porosine.
U rrembeva perseri,saqe kamarieri me zgjoi nga letargjia nostalgjike.
 

Ketrush

Anëtar i ri
-Mirmgjesi:D:D.
-Mirmgjes.
Cfarë do porosisni??
Nje makiato dhe një uje pa gaz të lutem:D
Po patjeter;);)
Sapo kamarieri mori porosine,nxorra celularin per ti bere foto pamjes qe kisha perballe.
Teksa po shikoja foton,mendja filloi te me fundoste brenda kujtimeve.
Pemet e zhveshura,qielli i ngrysur,me rrembyen.
Nisa te perhumbem.
Isha e lumtur.
Aq e lumtur isha saqe i kaperceva shkallet shpejt e shpejt.
U futa nxitimthi brenda kafes per ta perqafuar.
Ai u ngrit ne kembe duke me perqafuar plot malli.
Aq shum biseduam saqe ishim ulur gati 2 ore dhe nuk leviznim.
Tak-tak vajza urdheroni porosine.
U rrembeva perseri,saqe kamarieri me zgjoi nga letargjia nostalgjike.
:emoji_writing_hand::emoji_relaxed:
 

Soulmind

oNcE...
Dasma!

M'premto se dashuria jone
s'do te mbaroje me kete buqete lulesh
Pastertia e ndjenjes
nuk ndalet vec ne vellon e bardhe
Pushimet s'do te jene ekskluivitet
i muajit te mjaltit
Puthjeperqafimet s'do ndalen
ne kete nate!
M'thuaj se ne jemi lidh nyjesh
prej shpirtrash.
M'duaj fort per me me pas ne jeten tjeter,
E n'ket bote kemi me qene deri ne fryme te fundit
bashke!
 

Vvetoni

Anëtar
Sonte po shkruaj për dashurinë, për ty e mu, për ne të dy. Sonte po flas për ata që nuk janë, mirëpo që dashuruan, ata që do të vijnë e që do të dashurojnë. Po shkruaj për një ndjenjë që i pushton njerëzit, që i mposhtë, që i humb, që i zgjon, që i krijon, që i ndez, që i shuan. Një ndjenjë që jeton me ta çdo ditë, që i jep kuptim çdo momenti. E çfarë ndodhë kur nuk dashurojmë? As nuk e pushtojmë, mposhtim, humbim, zgjojmë, krijojmë, ndezim, as nuk jetojmë, as nuk kemi kuptim. Dashuria është vet jeta, kuptimi i ditëve merr fill e përfundon me të, dashuria është dita e nata, dielli e hëna, dashuria është dashuri.
 
Top