Moto GP, Rossi rremben boterorin e nente

elbruna

Anëtar i Respektuar
Valentino Rossi eshte shpallur kampion i Moto GP nje gare perpara fundit te kampionatit edhe pse ne garen e Malajzise ka zene vetem vendin e trete.

Ky eshte boterori i nente per italianin e Yamaha-s, i cili ka zhvilluar nje gare jo shume te mire diten e sotme pasi u nis nga vendi i pare por menjehere humbi shume pozicione.

Gara nisi 40 minuta me vonese per shkak te shiut te rrembyer qe permbyti pisten e Sepangut dhe kjo ka bere qe Stoner te perfitoje duke e kryesuar garen qe nga fillimi deri ne fund. Kjo eshte gara e dyte rresht qe fiton pas rikthimit ne Moto GP per shkak te nje semundjeje.

Vendi i dyte i takon spanjollit Dani Pedrosa, ndersa Jorge Lorenzo ka zene vendin e katert pasi u parakalua ne mesin e gares nga “Doktori”. Gara e ardhshme do zhvillohet ne Valencia, por ajo nuk ka ndonje rendesi te vecante, duke pare se boterori i ketij viti tashme eshte hipotekuar nga kampioni ne fuqi.
TCH
 

Attachments

fshatari

Anetar
i mdhrishmi valentino rosi(doctor) je i pa aritshem te uroj gjithe te mirat
 

El'Mejor

Daja
Urime.... Shpresojme edhe vitin tjeter tna beje prap cik spektakel :p


:djalle:
 

elbruna

Anëtar i Respektuar
Ben c'ben prap ne vend te pare ky,,, sa kenaqen kot ato te tjeret se nepr prova zyrtare dhe gjera te tilla se vendon e pare po Vale e mer,,, mire mire djali jo keq,,,,
 
Top