Shpëtimi është në sistemin bankar islam

Arfenilla

Themelues i Forumit
Paris – Bankat nëpër tërë botën po ballafaqohen me kriza dhe pasojat e tyre që nga viti 2008, përderisa në shtëpitë islame, paraja shkon plotësisht në drejtim të kundërt.

Pasuritë e tyre vazhdimisht po rriten në mënyrë të qëndrueshme, dhe sipas ekspertëve, ato kanë arritur në 1.800 miliardë dollarë.

Sistemi Bankar Islam është duke u forcuar në 2-3 dekadat e fundit, dhe norma mesatare e saj prej rreth 15 për qind rritje brenda vitit në kohët e fundit, e ka bërë tashmë atë një nga fenomenet më të famshme të shekullit të 21-të.

Vlerësimi i rritjes së aktivitetit të bankave islame në 1.800 miliardë dollarë në këtë moment, e cila është paraqitur nga studimi më i ri i shtëpisë konsultative Ernst & Young , shënoi ngritjen e saj aq të lartë në 38.5 për qind në krahasim me fundin e vitit 2011.

Sekreti nuk është, siç mendohet zakonisht, me fitime të mëdha të naftës. Ose të paktën jo e tëra nga ajo. Sistemi i financimit "hallall" fillon nga disa premisa bazike në të cilat nuk ka asnjë sekret të madh, por edhe asnjë manipulim perëndimor të interesit.

Financat Islame janë të bazuara në parimet e ndalimit të pagesës ose pagesës së interesit, në çfarëdo forme, në kushtin e ndarjes së përbashkët të fitimit ose humbjes, në pamundësinë për të fituar pa marrë përsipër rreziqet, dhe në ndalimin e investimeve në armatim, *****grafi, alkool, bixhoz e lotari.

Duke pasur parasysh suksesin e kësaj metode të financimit, një temë (pyetje) e zakonshme për ekspertët është pse sistemi “hallall” nuk ka kapur (lëshuar) rrënjë më të thella në Perëndim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull, e cila është një nga të parat që ka kuptuar përfitimet dhe përparësitë e këtij sistemi, vlera e investimeve tashmë ka arritur 19 miliardë dollarë. Në Francë, principet e financave islame janë ende në një nivel modest, përkundër nevojave të theksuara të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të llojeve të reja të investimeve, publikuar nga portali prestigjioz Klubi i Biznesit (Business Club de France).

Disa vende, të tilla si Pakistani, Irani dhe Sudani, sistemet e tyre ekonomike konvenciale të dikurshme i kanë kthyer plotësisht në sisteme islame.

Në zhvillimin e sistemit financiar islam, institucionet financiare islame kanë rolin kyç. Sot në botë veprojnë mbi 200 institucione të ndryshme islame financiare, komerciale banka investuese, kompanitë financiare dhe të sigurimeve, në më shumë se 50 vende në të gjitha pesë kontinentet.

Më të përhapura janë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Azinë Juglindore, dhe gjithnjë e më prezente në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Sistemi përbëhet edhe nga një numër i institucioneve financiare jobankare, tregu monetar islam, berzat islame, fondet e përbashkëta islame dhe kompanitë islame të sigurimeve që operojnë me parimet e Sheriatit.

Grupi më i madh bankar islam në botë është “Al Rajhi Banking & Investment Corp.”, me seli në Arabinë Saudite. Krahas saj është edhe “Albaraka & The International Investor Dar Al-Maal Al-Islami-“, me seli në Gjenevë, si dhe “Kuvajt Finance House” dhe “Katar International Islamic Bank”.

Banka e parë e këtij lloji është themeluar në Luksemburg në vitin 1978 – “Islamic Finance House”, ku përveç kësaj pastaj janë hapur edhe një numër i institucioneve që veprojnë në mënyrë të njëjtë edhe në vendet e tjera evropiane. Përveç kësaj, disa banka konvencionale perëndimore ofrojnë shërbime sipas parimeve të sheriatit sipas nevojave të klientëve të tyre.

Interesimi i bankave perëndimore për të krijuar marrëdhënie dhe bashkëpunim biznesor me bankat islame është në rritje të vazhdueshme. / k.com/
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

paskan dale edhe banka Islamike tani :) paska more forme Islame edhe leku ...
 

LoSsT

VIP
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

paskan dale edhe banka Islamike tani :) paska more forme Islame edhe leku ...
Mos komento kot me kot per te shtuar numrin e posteve se do na besh spam ne forum. Leku ka shum lloje formash, ashtu sic jan dhe shum struktura te tjera mbeshtetese qe i japin mbeshtetje dhe fuqi atij ne forma te ndryshme.
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

paskan dale edhe banka Islamike tani :) paska more forme Islame edhe leku ...
Paskan dale???!! Po ka kaq shume vite qe qarkullojne bankat islamike dhe sistemi islamik bankar neper vendet perendimore (se ne lindje e azi dihet me kohe).. Per me teper pyet Diku Diku se dhe e ka studjuar :D... Leqe kto vitet e fundit gazetat kryesisht me tituj ekokonomik po e diskutojne shume kete sistem, cudi si ske rastisur ti lexosh.

p.s. leku mbetet lek, pa gjini, lloje, besimi, forme, ama menyra si punohet me te mund te jete i formave te ndryshme, ne ket rast sipas sistemit islamik ;),
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

ahahahhaah edhe lekun e kena kthy Muslim,per inad te disave :p
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

paskan dale edhe banka Islamike tani :) paska more forme Islame edhe leku ...
Zana sa per informacion: ne Angli, me sakt ne Londer, Birmingham, Manchester dhe Leicester ka 9 vite qe egziston nje banke e tille...
 
Last edited:

Zana1

Braveheart
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

Qenkan irrituar vajzat, s'kam prb me bankat Islame as me Islamiket as me lekun islam :D

Prb eshte nxitja e temes :D
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

Qenkan irrituar vajzat, s'kam prb me bankat Islame as me Islamiket as me lekun islam :D

Prb eshte nxitja e temes :D
Askush s'u irritua o Zane, se s'ka ndonje gje te keqe dhe t'mos dish dicka, mos kij manine ta kthesh situaten nga vetja kot... pranoje qe s'kishe dije per ket gje dhe kaq, kto lulkan nga mbrapa jo nxitje jo irritim leri se skan vend ;)...
 
Last edited:

Zana1

Braveheart
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

Askush s'u irritua o Zane, se s'ka ndonje gje te keqe dhe t'mos dish dicka, mos kij manine ta kthesh situaten nga vetja kot... pranoje qe s'kishe dije per ket gje dhe kaq, kto lulkan nga mbrapa jo nxitje jo irritim leri se skan vend ;)...
dhe c'fare te pranoj ne k'te rast? :D

Ps... e pranoj qe se dija qe leku ka percaktim feje :D
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

Mos komento kot me kot per te shtuar numrin e posteve se do na besh spam ne forum. Leku ka shum lloje formash, ashtu sic jan dhe shum struktura te tjera mbeshtetese qe i japin mbeshtetje dhe fuqi atij ne forma te ndryshme.
Une postoj sa te dua dhe ti plas nga inati :D

dhe sipas teje paska forma katrore, trekendeshi, rrumbullake,diagonale,spirale etj etj :D
 

Soulmind

oNcE...
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

haha.. ok ok Zane.. go ahead :)... s'kam nerva te bej lojra fjalesh tani kot...
 

Lauri

Donatorë
Titulli: Shpëtimi është në sistemin bankar islam

Me c'kuptova ne teme i thone kooperative hesapi. Fut lek ne banke pa marre parasyshe fitimin dhe as humbjen. Me nje fjale kjo eshte arke kursimi dhe jo sistem bankar.
Sistemet bankare jane aq te ndrelikuara se vetem prefesionistet e sektorit i marrin vesh. Gjithsesi cdo lloje banke ne bote i pergjigjet asaje superjore ne nje fare gjerarkie bankare. Menyrat e fitimit nepermjet grumbullimit te monelles i kane rrenjet larg ne shekuj, qe nga Templaret. Ne mesjete filloj emretimi banke ne Siena Itali;(banko-"tavoline ne rruge" qe jepte para me interes pas garancise se nje pasurie te pa levizshme). Si ka evuluar me vone sitemi po sjell nje video ku shpjegon me detaje se cila eshte forca e keti sitemi qe perfshine cdo lloje banke ne bote. Pa dyshim edhe kete famozin sistem bankar islam.
Ky sistem eshte ne gjendje te fuse ne konflikte dhe ne lufte te armatosur edhe shtetet mes vetes vetem me forcen e "hapjes dhe mbylljes se rrubinetave" te parase.



Per te qendruar ne qender te temes desha te di dicka me praktike mbi kete sistem bankar islam, nqs dikush nga ju ka llogari te hapur. Si funksionon praktikisht per nje qytetar te thjeshte qe vetem depoziton para per konsumim presonal. Pasi pak kohe me pare, ma sollet nedermend me kete teme, nje mik imi qe ka disa maroken ne ndermarrje, te cilit i kerkojne para ne kesh paradhenje nga qe nuk mund te shkojne ne banke per ti terhequr parat e tyre, qe sipas rregullit islam nuk mund te konsumojne para me shume se nje shifer te caktuar mbrenda nje kohe te caktuar. Nuk e di nqs keta maroken kane llogari ne nje banke te keti tipi qe flitet ne teme, apo ne nje banke tjeter. Dikush di dicka me shume per kete??
 
Top