Sistemi bankar ne Shqiperi

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Informacion per sistemin bankar

Sistemi bankar ne Shqiperi funksionon me dy nivele.
Banka e Shqiperise (niveli i pare) eshte institucioni financiar kryesor i vendit e cila krijon aplikon politikat fiskale ne perputhje me legjislacionin perkates. Veprimatrine e saj ajo e bazon ne ligjin Nr 8269, date 23.12.1997 "Per Banken e Shqiperise" si dhe amendamentet e bera atij.
Bankat e nivelit te dyte jane bankat egzekutive te politikave dhe te sherbimeve te sistemit financiar. Ne Shqiperi operojne 16 Banka te nivelit te dyte.

Parimet baze qe duhet te udheheqin ne aplikimin per kredi

Marrja e nje kredie ne nje banke apo institucion tjeter kredidhenes, nga nje biznes apo individ, eshte nje proces i gjate dhe i veshtire negocimi i cili shoqerohet nga disa kushte te pergjitheshme qe duhen plotesuar nga kredimarresi. Njohja e ketyre kushteve eshte nje domosdoshmeri thelbesore per te qene te suksesshem ne negocime me oficeret e kredive.
Oficeri i kredise mund tju jape kredi.

Tabela e kredive

Tabela e kredive shpreh qarte interesat e kredive me baze vjetore te aplikuara ne bankat e nivelit te dyte. Gjithashtu ne te mund te gjeni banken me te pershtateshme per aplikim kredie referuar kerkesave tuaja si dhe kushteve qe ofrojne keto banka. Ne te do te gjeni ssine maksimale te kreditimit ne vlere, kohen e ripagimit te kredise ne vite, kolateralin e nevojshem qe ju duhet dhe ndonje kusht specifik tjeter.

Tabela e interesave te depozitave

Ne kete tabele do te gjeni interesat e depozitave te cdo banke ne monedhat LEK, USD, EURO


Niveli i dytë bankar në Shqipëri

Bankat e nivelit te dyte ne shqiperi funksionojne ne baze te LIGJIT NR. 8365, DATE 2.7.1998
"PER BANKAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE"


Ne kete ligji i cili perbehet nga nente kapituj dhe 73 nene do te gjeni:
  • Ne KREU I jepen DISPOZITA TE PERGJITHSHME te cilat jane te sanksionuara ne 6 nene.
  • Ne Kreun e II jane te pershkruara te gjitha procedurat e licensimit te nje banke te shprehura ne 8 nene.
  • Kreu III ben fjale per administrimin dhe drejtimin e nje bake te cilat jane shprehur ne 11 nene
  • Ne kreun e IV sqarohen veprimtarite e lejueshme te nje banke te nivelit te dyte 9 nene.
  • Ne kreun e V shprehen mardheniet e bankes me personat e lidhur me te gjithesjt 3 nene
  • Kreu VI shpreh Llogarite, Kontrolli, Inspektimi dhe menyra e raportimit te bankes 6 nene
  • Ne kreun e VII trajtohen shkeljet dhe denimet e bankes 4 nene
  • Kapitulli i tete Kujdestaria dhe likujdimi 18 nene
  • Kapitulli i nente dhe i fundit shpreh perseri dispozita te pergjitheshme ne 8 nene
Te gjithë bankat e licencuara deri më sot janë të tipit universal.

Ato ofrojnë shërbimet e mëposhtme:
  • pranojnë depozita
  • japin kredi
  • ofrojnë shërbimin e pagesave dhe të arkëtimeve
  • emetojnë, pranojnë dhe administrojnë mjete të pagesave
  • ndërmjetësojnë në transaksionet monetare
  • ofrojnë shërbimin e kasave të sigurimit
  • ofrojnë garanci bankare dhe garanci të tjera
  • shërbejnë si agjentë ose këshilltarë financiarë
  • ushtrojnë veprimtari të tjera bankare dhe financiare
Adresat dhe informacjonet per cdo banke

Ne kete rubrike do te gjeni nje informacion te zgjeruar te cdo banke. Informacioni perbehet nga tre komponente qe jane informacion i pergjithshem per banken ku Ju mund te gjeni misionin, vizionin, adresat e nevojshme per komunikim me gjithe deget e tyre, bankat korespondente, kodet e SWIFTEVE etj. Ne komponentin e dyte ju eshte ofruar nje informacioni detajuar per kredite kushte specifike te dhenies se tyre nga cdo bank. Dhe me tej vazhdon komponenti i trete me te gjitha sherbimet qe ofron nje banke. Ju mund te gjeni ne kete kapitull tarifat e komisionet per te gjitha llojet e transfertave, pagesat me ceqe, kush i ofron dhe si behen pagesat online, internetbanking, ATM, kush leshon dhe me cfare kushtesh jepen kartat e kreditit, Travell Cheque etj.
 

era*d

Anëtar i ri
Po ti shohesh nga kjo pikepamje, duket sikur sistemi bankar ka ecur sh perpara ne shqiperi... dhe efektivisht ashtu eshte!!
Sot kisha leksion, profesori i te ciles eshte marre per sh vite me administrimin e bankes se shqiperise.... edhe sot e tha gjate leksionit. Pervec kesaj shtoj edhe qe bankat e shqiperise (ato te nivelit te dyte) funksjonojne sh dobet.... edhe pse kryejne nje sere funksionesh te rendesishme, nuk jane akoma ne nivelin e nje banke te shteteve europiane... :(

Ky konkluzion, normalisht vjen nga dikush qe e sheh banken si nje istitucion finanziar jo vetem per te marr kredi ose per te hapur nje depozite.... por me ne thellesi
 
Top