Strategjia Kombetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Socjal

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Strategjia Kombetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social (SKZHES) perben dokumentin themelor qe percakton objektivat afatgjata te zhvillimit ekonomik e social te vendit, objektivat afatmesme dhe planin e masave publike prioritare per arritjen e ketyre objektivave.
SKZHES u pergatit duke u bazuar ne nje proces te thelluar te analizes se gjendjes ekonomiko-sociale dhe ecurise se zhvillimit e te reformave ne te cilat ai u mbeshtet gjate 10 viteve te tranzicionit, ne modelet me te pershtateshme per realitetin shqiptar perfshire ate te reduktimit te varferise te BB/FMN si dhe nepermjet nje procesi te gjere dhe te hapur te konsultimit me te gjithe akteoret e interesit te shoqerise shqiptare si; me shoqerine civile, komunitetet dhe qeverisjen vendore, komunitetin e biznesit, komunitetin akademik si dhe ne konsultim dhe me mbeshtetjen e partnereve.
SKZHES dhe procesi i saj zbatues eshte i lidhur ngushte me procesin e negocijimit te Marreveshjes se Asocijim-Stabilizimit te Shqiperise me BE. Arritja e objektivate te zhvillimit ekonomik dhe social te percaktuara ne SKZHES do te perbejne nje baze te shendoshe per perafrimin gradual dhe te qendrueshem te standarveve te demokracise, te tregut dhe te ligjeve shqiptare me ato europiane nderkohe që nga ana tjeter arritjet dhe objektivat e reja afatmesme te ketij procesi do te behen pjese permiresimeve te perviteshme qe do ti behen strategjise. .
SKZHES ka percaktuaar gjithashtu edhe synimet e pergjithshme afatgjata te zhvillimit si dhe ka adoptuar disa objektiva specifike afatgjate qe perputhen ne nje shkalle te larte edhe me Objektivat kryesore te Zhvillimit per Mijevjecarin.
Strategjia Kombetare per Zhvillimin Ekonomik dhe Social (SKZHES) eshte nje dokument dinamik, qe ndryshohet dhe permiresohet ne menyre te vazhdueshme.
 
Last edited:
Top